Deputeti Ornaldo Rakipi ka mbajtur fjalimin në Kuvend, ku ka folur për shpalljen “non grata” nga Amerika të babait të tij, Aqif Rakipi.

Ai tha se pas vendimit babai i tij, ka apeluar vendimin, teksa ka sulmuar Lulzim Bashën duke thënë se babai i tij ka burrni dhe për atë e duan shqiptarët dhe e kanë mbështetur.

Sot duhet të them dy fjalë. Dua të sqaroj votuesit se sa i përket vendimit të DASH, për babain tim, i cili  po ndërmerr çdo hap për të çuar në vend çdo drejtësi. Vendimi i DASH i ka dhënë të drejtën e apelimit. Aqif Rakipi është përmendur dhe përgojuar shumë, është demonizuar pa të drejtë  nga Lulzim Basha.  Për të cilin kam një mesazh dhe i them mos mallko suksesin e tjetrit, po mëso se politika është marrëdhënie në thelb me njerëzit. Kjo është edhe pse ke dështuar në seri.

Babai im bëhet copash për të ndihmua një njeri në nevojë, babai im ndryshe nga ti ka burrni dhe ndaj e kanë mbështetur, ndërsa ti je fals dhe je materialist. Sa për akuzat ju ftoj ju, mediat, të hetoj aktivitetin tim, që nga momenti i angazhimi deri tani, nuk do humb asnjë sekondë, do e justifikojë besimin e shqiptarëve” tha ai ndër të tjera