Një ngjarje e rëndë ka tronditur Romën mëngjesin e kësaj të shtunë,  ku në sheshin Federico Saço është gjetur trupi i një 37 vjeçari italian, brenda një valixhe . Valixhja ishte e izoluar me ngjitës dhe ishte lënë pranë një makine, edhe pse gjurmët e gjakut mund të shiheshin në rrugën nga ishte sjellë viktima.

Viktima ishte sjellë në shesh, nga partnerja e tij, një grua 39-vjeçare e cila u tha oficerëve se partneri i saj kishte vdekur në shtëpi për disa ditë.

Në dëshminë e saj, ajo kishte theksuar se për të i vetmi qëllim ishte të hiqte qafe trupin e tij.

Gruaja kishte dëshmuar se burri kishte vdekur të hënën nga një mbidozë droge, pasi të dy ishin të varur nga lëndët narkotike.

Për hetuesit mbetet i dyshimtë fakti sesi gruaja, në pamje të parë shumë e dobët kishte arritur të transportonte trupin e burrit, me peshë rreth 90 kg. në trupin e tij nuk kishte shenja dhune dhe ajo siguroi hetuesit se kishte vepruar e vetme. Megjithatë për policinë dyshimet shtohen pasi ajo nuk kishte telefonuar 911 pas vdekjes së burrit nga mbidozë.