Një valixhe është konstatuar e braktisur në afërsi të një kompleksi pallatesh në Rrugën e Kavajës.

Policia e Tiranës bën me dije se uniformat blu kanë mbërritur tashmë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.

Informacion paraprak nga Policia:

Në orën 12:20, në Rrugën e Kavajës, në afërsi të një kompleksi pallatesh, është konstatuar një valixhe ngjyrë kafe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e  rrethanave.