Një person është gjetur i vdekur sot në hollin e një hoteli në Prishtinë. Bëhet fjalë për një 30 vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije. Policia njofton se ka nisur hetimi i rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerren të gjitha veprimet për të zbardhur ngjarjen.
“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një Hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30 vjeç.”, njofton policia./abcnews.al