Të gjithë e njohin Liderin suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i famshëm për vendimet dhe sanksionet e tij të çuditshme.

Por së fundmi lideri i Koresë së Veirut së bashku me rrethin e tij janë fiksuar pas adoleshentit nga Korea e Jugut i cili duket taman si Kim Yong-un.

Kim Ming-yong merr kërcënime të frikshme nga Veriu për shkak se i ngjan liderit të Koresë së Veriut si në emër ashtu edhe në pamje.

Arsye tjetër e kërcënimve ndaj tij është dhe fakti se i riu tallet me Kim Jong Un në kanalin e tij në YouTube.

Kim Ming-yong, i cili duket saktësisht i njëjtë me liderin e Koresë së Veriut me prerjen e flokëve, ka folur për CBS Neës në SHBA. Youtuber-i tha se kërcënimet me vdekje e frikësuan atë, por ai do të vazhdojë të kritikojë dhe tallë liderin e Koresë së Veriut. “Pak të qeshura do t’u bëjë mirë”, tha Kim në intervistën e tij.