iPhone 15 Pro në vitin 2023 mund të mos kenë një vend për SIM Card

iPhone-t që pritet të publikohen në vitin 2023, ose siç ne i referohemi iPhone 15 Pro, mund të mos ofrojë më një hapësirë fizike për SIM Card, sipas iPhone Blog.

Dhe pse iPhone 13 dhe 13 Pro ju lejojnë të përdorni 2 eSIM në të njetjën kohë, ato ofrojnë dhe një hapësirë për një SIM Card fizik. Mirëpo në vitin 2023 kjo gjë mund të ndryshojë pasi raportimet tregojnë se iPhone 15 Pro do të funksionojë vetëm përmes eSIM. Për të implementuar këtë ndryshim, Apple po punon me një kompani britanike.

Sigurisht, përderisa ky burim nuk ka treguar disa prova për të faktuar këtë ndryshim, do të na duhet të presim disi më gjatë për të mësuar diçka të re mbi këtë temë. Megjithatë ne kemi raportuar shumë herë se Apple po kërkon të krijojë një iPhone pa porta, dhe për të arritur këtë qëllim përdorimi i eSIM është i domosdoshëm.

Apple mund të vazhdojë të shesë disa versione me vende fizike për SIM Card në trgjet ku eSIM nuk përdoret ende.

iPhone 15 me shumë mundësi do të fuqizohet nga një proçesor 3nm dhe pritet që 80% e modeleve të kenë një modem 5G të krijuar nga Apple. Këto iPhone mund të kenë dhe Touch ID nën ekran.