Home AKTUALITET Gjiknuri: Besoj se jemi fitues, i gjithë procesi ishte i rregullt

Gjiknuri: Besoj se jemi fitues, i gjithë procesi ishte i rregullt

51

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, e ka cilësuar model procesin zgjedhoir të ditës së sotme ku u votua në 6 bashki.

Ai u bëri apel komisionerëve që numërojnë çdo vote dhe të nxjerrin s amë parë rezultatet, në mënyrë që qytetarët e 6 bashkive të mësojnë s amë parë emrin e të zgjedhurit të tyre.

‘I gjithë ky proces i rregullt dhe në përputhje me ligjin. Procesi ka shkuar më së miri me pak probleme për shkak të kushteve natyrore. Qytetarët kanë ushtruar të drejtën e tyre, nuk kemi patur asnjë problem serioz për administrimin e tyre. Dua të falënderoj të gjithë komisionerët. PS është e kënaqur nga ecuaria e këtij procesi, prisnim pjesëmarrje më të lartë por duhen patur parasysh kushtet atmosferike.

Të gjithë e ushtruan të drejtën e tyre, qytetarët e 6 bashkive do të kenë mundësi shumë shpejt të mësojnë emrin e drejtuesit të Bashkive. Dua të bëj një thirrje për të gjithë komisionierët që mos ndjekin udhëzimet e partive por të numërojnë fletët e votimit deri në fund. Shumë shpejt do të kemi rezultatin e Vorës. Ne besoj se jemi fitues por nuk dua të flas para kohe’, tha Gjiknuri