Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK duke kaluar për gjykim dosjen për 21 të arrestuarit gjatë operacionit natikanabis “Gjergjova”. SPAK ka marrë të pandehur këta persona për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Hetimet për këtë çështje kanë nisur që prej qershorit 2020. Në këtë çështje të pandehur janë marrë dhe efektivë policie si dhe zyrtarë lokalë të Skraparit, të cilët sipas SPAK kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin duke favorizuar si dhe lejuar autorët të kryenin kultivimin e bimëve narkotike në zonat e Skraparit.

Referuar dosjes janë dokumentuar veprime të kundërligjshme të kryera nga disa punonjës të policisë të Komisariatit të Policisë Skrapar.

Në dosje thuhet se me veprime dhe mosveprime, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në territorin ku ushtrojnë detyrat funksionale dhe kompetencat, si dhe kanë favorizuar autorët që kanë kryer kultivimin e bimëve narkotike”