Elgit Doda është një nga emrat më të përfolur të muzikë shqiptare, sidomos përfundimit të triologjisë se tij që ka rezultuar mjaft e suksesshme!

Kantautori, i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ëake Up” zbuloi disa surpriza të mëdha, duke thënë se do të ketë bashkëpunim me partneren e tij Klea Hutën ndërsa po mendon për duet me Dafinën dhe Mozzikun.

Ai shtoi se do të publikojë këngë të reja çdo 1 muaj e gjysmë, ndërkohë që po planifikon programin e tij për 6 muajt e ardhshëm.

“Donaldi tha ‘Toxic Love’ dhe të gjithëve mund të na ketë rastisur dashuri toksike. Do nxjerr këngë çdo 1 muaj e gjysmë dhe mund të ketë bashkëpunime edhe me më shumë se një person. Një bashkëpunim do ta kem me Klean, mund të jetë Mozzik, Dafina. Po bëj një program për 6 muajt e ardhshëm. Pas mbarimit të triologjisë, po bëj në plan për 6 muajt e ardhshëm se fillon vera dhe do jetë më e ngjeshur gjëja”, u shpreh Elgiti.

Rikujtojmë se këngëtari ka folur shpesh herë në intervista mbi kuptimin e triologjisë së tij të famshme, ku ka sqaruar edhe hipotezat e kuptimit të tekstit, të shkruar në bashkëpunim me Donald Veshajn.

“Ishte ndjesi e Donaldit. Nuk më tha Donaldi për kë ishte ndjesia… Mund të kem patur edhe unë ndoshta një histori. Ishte thjesht ndjesia për një lidhje toksike. Është temë e bukur sepse çdo njeri mund të ketë kaluar një gjë të tillë. Ai asnjëherë nuk përmendi për kë, por njerëzit e çojnë ku të duan.”