Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e inceneratorit e Elbasanit.

Për ketë çeshtje të pandehur u morën 10 persona mes të cilëve ish ministri Lefter Koka dhe ish deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako.

Ata do përballen me akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Përveç dy ish zyrtarëve të lartë për këtë çështje të pandehur janë marrë edhe Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, dhe Etleva Kondi, si dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Në seancën parapreke të zhvilluar më 14 shkurt të pandehurit u njohën me akuzat, ku shprehën edhe  pretendimet e tyre lidhur me akuzat e ngritura nga SPAK. Përpara gjyqtares Rudina Palloi, Ish ministri i mjedisit Lefter Koka, pasi paraqiti gjeneralitetet përpara gjykatës u ka shprehur togave të zeza të GJKKO-së, se akuzat e ngritura ndaj tij janë të paprovuara, ndërsa ka pretenduar se procesi është i montuar me qëllim që ai të goditet politikisht. Ndërsa përfaqësuesi i tij loigjor Fatmir Braka, i ka kërkuar gjykatës të pushohen akuzat e ngritura ndaj klientetit të tij.

I dyti që ka bërë mbrojtjen ishte ish deputeti Aliq Bllako. Ky i fundit, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë rol në dhënien e koncesionit. Sipas tij procedurat për dhënien me koncesion të incenratorit të Elbasanit është ryer nga anëtarët e komisionit, e sipas tij edhe këta të fundit kanë zbatuar ligjin për dhënien e tij, duke mos kryer asnjë shkelje.

Gjithashtu përveç Etleva Kondit, për këtë çështje të gjitjë të pandehurit e tjerë kërluan gjykim të shkurtuar. Nga ana tjetër pala mbrojtëse kërkoi pushimin e akuzave për të dyshuarit. Sipas hetimeve te Spak, Lefter Koka ka perfituar rreth 3 milione euro nga favorizimi i kompanise “Albtech Energy”.