Avokati i Jaeld Çelës (ish drejtori i policisë së Vlorës): Sot që kjo çështje përfudnoi dua të them se e para standarti i zbulueshmërisë standarti është shumë i ulët. Për shtetin shqiptar nuk janë të rëndësishme 17 vite karriere në polici por janë të rëndësishme 2 telefonata të cilat sipas tyre mjaftojnë për të shpallur fajtor klientin tim.

Nuk janë të rëndësishme eleminimet e 220 mijë bimëve në 2016, por vetëm 2 telefonata të cilat sipas tyre vërtetojnë lidhjet e krimit me zyrtarët edhe pse ishin pa përgjigjie dhe pa përmbajtje. Kjo tregon se mjafton se dikush të dërgojë një SMS një prokurori apo një gjyqtari për t’u ngritur më pas dyshimi se ky i fundit të jetë i përfshirë në veprimtari kriminale. Asnjëherë një officer karriere si Jaeld Çela nuk ka pasur kontakte me anëtarët e këtij grupi criminal, përkundrazi madje në vitin 2016 ai i pati denoncuar.

Në atë dosje nuk ka asnjë provë dhe vendimi i sotëm vë në rrezik të gjithë drejtësinë. Padiskutim që do të bëjmë rekurs në gjykatën e Lartë. Nuk mund të ketë patur lidhje të Jaeld Çelës me këtë grup kriminal. Besoj se Çelës i kanë mbetur vetëm 30 muaj burg për të shlyer.