Ju dua shumë të gjithëve! Këto ishin ndër fjalët e para të Saimir Tahirit në Facebook, menjëherë pas vendimit të Apelit të Posaçëm për ta dënuar me 3.4 vite burg.

Tahiri shkruan gjithashtu se i vjen keq që çështja e tij shkoi në këtë mënyrë , por ai shtoi se nuk ka shkelur kurrë ligjin dhe kjo është thjesht padrejtësi.

“Ju dua shume te gjitheve! Me vjen keq qe shkoi keshtu. Jam moralisht i qete, nuk kam shkelur kurre ligjin, kam dashuruar cdo dite te punes sime, jam i lumtur qe kam bere detyren sic me mire munda. Eshte thjeshte PADREJTESI!”, shkruan Tahiri.