Home SPORT Gjoba nga UEFA, Partizani në luftë me kohën. Ja sa duhet të...

Gjoba nga UEFA, Partizani në luftë me kohën. Ja sa duhet të paguajnë të kuqtë.

40

Verën e shkuar, Partizanit iu bllokua merkatoja dhe u gjobit me 83 mijë e 125 euro gjobë nga UEFA, për shkak të parregullsive me transferimin e Eraldo Çinarit.

Edhe pse u vërtetua që Partizani nuk kishte probleme me transferimin, gjoba prej 83 mijë eurosh nuk u hoq, ndërsa merkatoja u hap. Kjo gjobë do të paguhej me dakordësi mes Çinarit dhe Partizanit, por pas largimit të sulmuesit, “barra” i ka mbetur Partizanit për të paguar.

Drejtuesit e të kuqve kanë kohë deri më datë 1 korrik për ta paguar këtë gjobë dhe afati po shkon drejt fundit. Megjithatë, të ardhurat e arkëtuara nga Mala, 100 mijë euro, mund të shkojnë për pagesën e gjobës. Pra, Partizani edhe kur arrin të përfitojë ndonjë qindarkë për lojtarët që u largohen, janë të detyruar t’i kthejnë mbrapsht diku tjetër…