Informacion mbi një procedim penal të ndjekur me metoda speciale hetimi (hetime pro-aktive)

Mbi bazën e referimit të policisë gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka rregjistruar procedimin penal nr.1534, datë 01/11/2022.
Në vijim të kryerjes së veprimeve, më datë 01.12.2022, si rrjedhojë e hetimeve pro-aktive, agjentët e policisë, në dalje të fshatit Lumalas pranë një karburanti me emrin “Kroi” kanë konstatuar të ndaluara dy automjete, konkretisht automjetin Audi në brendësi të të cilit ndodhej shtetasi A.T dhe një automjet tjetër. Në vijim është kryer kqyrja e automjetit “Audi A3” si dhe peshimi i 2 (dy) thasëve plastikë me ngjyrë të zezë të mbushur secili me një sasi materiali bimor që për nga ngjyra aroma dhe karakteristikat dyshohet lëndë narkotike cannabis-sativa, nga ku ka rezultuar një peshë e përgjithshme prej 9.5 kg.
Policia Gjyqësore ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve : B.F, L.Gj dhe G.P, të dyshuar për kryerjen e për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në formën e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan kërkoi në gjykatë që ndaj tre të arrestuarve të caktohet masa e sigurimit “Arrest në burg”, e cila u pranua edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan./Egnatia news