Policia e Kalamatës u alarmua herët në mëngjesin e së premtes, kur një kalimtar njoftoi me telefon se ishte përballë pamjes së tmerrshme të dy trupave të pajetë që kishin rënë në një kanal në zonën Leika.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e sigurisë, të cilët kanë konstatuar se bëhet fjalë për një burrë dhe një grua të cilët kanë vdekur për shkaqe të panjohura.

Tashmë është thirrur një mjek dhe po hetohet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ata kanë vdekur.

Deri më tani nuk dihet identiteti i dy viktimave, si dhe kombësia e tyre./Abcnews.al/