Kanë dalë sot para trupit gjykues për të marrë masën e sigurisë tre të rinjtë që pak ditë më parë rrahën, futën në bagazhin e makinës dhe tentuan të djegin me benzinë një 16-vjeçare në Tiranë.

Fillimisht u arrestua 25-vjeçari Ardit Çela, i cili pretendonte se kishte lidhje dashurie me të miturën. Bashkë me dy shokët e tij, Enea Hoxhën dhe një 17-vjeçar, rezulton sipas policisë së ata kanë rrahur fillimisht vajzën pranë një pallati në kryeqytet dhe më pas e kanë futur në bagazhin e makinës duke tentuar djegien e saj me benzinë.

Për fat të mirë plani i tyre nuk ka shkuar siç duhej dhe e mitura ka shpëtuar. Pritet që gjykata të japë sot masën e sigurisë për të tre ata.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e sotme, sipas të cilit, dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, 3 shtetas (dy prej të cilëve të arrestuar në flagrancë) kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje, si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë), ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë të mundur arrestimin e shtetasit A. Ç., 25 vjeç.

Strukturat e Policisë vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al