Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Eldi Allushin, pronarin e makinës që përfundoi te diga e Liqenit. Për ngjarjen vijon të jetë në kërkim, Emiljano Nina, i cili ka qenë në timon dhe që shkaktoi aksidentin e pazakontë në Tiranë.
Allushi përfundoi në burg pasi dha dhëshmi të rremë dhe ndihmoi Ninën, duke penguar zbulimin e ngjarjes.
Allushi në komisariat ka dhënë deklarime të ndryshme dhe pas hetimeve u zbulua se në timon kishte qenë 28-vjeçari Nina dhe jo ai.
