Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. C., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan shtetasit K. U., 48 vjeç dhe Sh. U., 58 vjeç, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, kanë goditur me grushte, njëri-tjerin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 37 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, në banesë, pa leje nga organet kompetente.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Z., banues në Gramsh, pasi kishte ndërtuar pa leje, një objekt, në një pronë publike. Materialet procedurale i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

— Elbasan/Informacion paraprak-Rreth orës 08:45, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në fshatin Mengël, automjeti që drejtohej nga shtetasi I. T., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi A. D., 59 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar 59-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.