Njoftimi i Policisë:

Dibër/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Shiste doza canabisi, në qytetin e Peshkopisë, kapet në flagrancë dhe arrestohet 23-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike canabis sativa, e ndarë në disa doza gati për shitje.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast.

Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin K.N., 23 vjeç, banues në Peshkopi.

Gjatë kontrollit fizik, 23-vjeçarit, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.