Nga Erion Murataj

Gjyqi i orës 8 ku ndrikullat vendosin për moralin e burrave në Elbasan.

Një zog gazmor më cicëroi në vesh për një mbledhje sot.
Ishin mbledhur paria e për moral kishin diskutuar. E pasi ishin marr me çdo detaj e s’kishin gjetur gjë, poshtë kërthize kishin ngelur.
S’do mend aty do ngelnin se helbete keq për burra dersa e thonë e vet nepër tavolina e mesazhe.
Akuza pse në sasi e cilesi apo për manipulim kishin hedhur si rojtar e rojtare të nderit të amoralitetit që gjithkush tashmë u’a ka parë.
Keqardhje që nuk diskutuat e për taktikat, në fakt keni probleme me fantazinë s’keni faj.
Një mesazh e kam për ATA/ATO që partia i bën dhe me djal dhe nuk i njeh as atesinë, të paktën njëherë tregoni një fije sedër, eja flisni në sy.
E kuptoj që s’mundeni ndaj si dyqindlekëshe mblidheni dhe mendoni se bëni gjyqin pa të pandehur vetëm e vetëm se s’jeni te lista e interesit po ky është problemi juaj jo i imi .
Sa për manipulim e për fytyrë keq me vjen po dilni njeher jashtë orgjisë e ecni nepër qytetarë dhe atyre që u blini votën e do shihni sa ju vlen lekura.
Një këshill kam!
Mos i beni dua prostituimit, e keni parë ku ju ka katandisur .
Poshtë rripit nuk godisni dot se moralin e kam çelik lart e shumë prej jush kan shtrënguar dhëmbët nga kjo dukuri.
ATA që mbajnë përdore aty të rrinë mire se vjen një ditë që zogjtë mund të flasin e tregojnë në 4 sy ç’kanë thënë e atëherë nuk do mjaftonte të mbajnë gjineken për dore.
Për qorrat politik kam një mesazh që ATA e kuptojnë mirë besoj.
MOS HARRONI GRUSHTIN E FUNDIT !
Punime të mbara!