Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Altin Basha”, ku si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, mori flakë banesa.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja S. Xh., 85 vjeçe, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.09.2023, rreth orës 11:45, në rrugën “Altin Basha”, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja S. Xh., 85 vjeçe, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.