Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca ndaj ish-ministrit te mbrojtjes Fatmir Mediu ne lidhje me shpërthimin e ndodhur në Gërdec në mars të 2008-tës . Deri me tani kanë deshmuar 5 persona, mes tyre edhe Fejzi Shehu i cili ka punuar  si roje zëvëndësues tek fabrika e demontimit të armëve për dy ditë.

ShehuIsha roje tek porta kryesore e fabrikës së demontimit aty futeshin punëtorët dhe dilnin kamionët. Ditën e shpërthimit isha në punë, tek porta kryesore dhe më erdhi një familjarë i një personi që kërkonte ti jepte ushqimin. Qesen e mora unë dhe jam futur brënda deri tek porta e dytë, aty pashë flakën pranë  një karroce dhe njerëzit filluan të bertisnin për shkak të barutit flaka u përhap me shpejtësi dhe ika me vrap. Më pas aty kam mësuar se bëheshin saldimet e karrocave të dorës nga Qemal Deliu. Kam parë Qemalin  që atë ditë ka dal dy-tre herë jashtë për të salduar karroca dhe të gjitha levizjet bëheshin me lejen e përgjegjësit. Emrin e tij, Qemalit e kam mësuar pas shpërthimit sepse nuk e njihja pasi kisha vetëm dy ditë që punoja në fabrikë.

Më herët dëshmuan edhe bashkëshortët Feruzan e Zamira Durda.

Zamira: Unë mendoj që ky është një krim shtetëror dhe Mediu ishte pjesë e shtetit. Përgjegjës për shpërthimin në Gërdec është e gjithë piramida shtetërore.

Në fund Zamira Durda i kërkoi gjykatës t’i jepte përgjigje përse fëmija i saj nuk jeton më. Madje ajo dorëzoi edhe dy fletore shkrimi të djalit të saj Erison Durda, që humbi jetën nga shpërthimi.

Previous article“Ka rrezik për ndërhyrje në procedurë”, Gjykata Speciale në Hagë zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin
Next articleAksident tragjik në tunelin e Kalimashit: 2 të vdekur dhe 3 të plagosur