Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte në Berat, ku ka inspektuar godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Kreu i qeverisë shoqërohej nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Blelinda Balluku dhe drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe. Ky i fundit tha se ndërtesa është financuar vetëm nga buxheti i DPSHTRR, pa marrë asgjë nga buxheti i shtetit.
“Atyre që akuzojnë për ndërtimet e reja dhe fasadat ju duhet thënë po mirë; pse laheni, rrini pa larë dhe pa u krehur. Rrini ashtu siç ju ka bërë nëna dhe s’ka problem”, tha Rama.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)