Meridiani u eliminua sonte nga “Big Brother VIP”. Në studio ai u përball me opinionisten Balina Bodinaku, e cila i tha se ka luajtur me rregulla që nuk i pranon loja.

Meridiani tha se është i drejtpërdrejtë, ndërsa ajo e ndryshon mendimin shpesh.

Ai gjithashtu përmendi faktin se Tirana është e vogël dhe se nuk bëhet dot lëpirës e shoku i saj.

Me pak fjalë, Meridiani nënkuptoi se Balina është ‘e shitur’ dhe mban anë, pasi ajo ka miq disa persona aty brenda, duke nënkuptuar mbase Donaldin.

Meridiani pati përplasje dhe me Semin, e cila e akuzoi se destabilizoi lojën e Donaldit duke i thënë që njihet si Donaldi i Borës dhe kur ai u lidh me Triksën, Meridiani preferoi t’i tregonte se sa gjigante dhe e bukur ka qenë takimi i tij me Borën jashtë.

Arbana i doli në mbrojtje Meridianin, duke i quajtur provokime këto të tij dhe se Donaldi fare mirë mund të thoshte ‘po unë jam Donaldi i Borës’, por ai preferoi të lidhej me Beatrix.

Balina: Ti ke luajtur me rregulla që nuk i pranon loja.

Meridiani: Cili ishte ky rregull?

Balina: Goditje poshtë brezit është që ti të luash me informacione jashtë dhe e dyta ato informacione t’i sërvirësh në mënyrë jo korrekte. E para që më vjen në mendje është që sapo ke hyrë i ke thënë Donaldit që gjithë atje jashtë mendojnë se ti je Donaldi i Borës.

Meridiani: Po pse nuk ishte e vërtetë kjo?

Balina: Kush janë të gjithë Meridian? Jam unë të gjithë? Është Arbana? Apo janë njerëzit e shtëpisë tënde? Kjo është tendencioze

Meridiani: Ka qenë dhe Semi, i kam thënë dua të të njoh si Donald Veshaj dhe jo si Donaldi i Borës siç përflitet

Balina: Dhe ti nuk je aq naiv, je shumë i zgjuar

Meridiani: Ti quan mungesë korrektese këtë dhe nuk ka qenë jo korrekte përmendja e familjes së Ilirit, siç është goca dhe gruaja

Balina: Atë e kam thënë, je i pasaktë, po gënjen. Unë kam thënë është jo etike…

Meridiani: Është shumë e ulët të më thuash mua po gënjen, nga ti nuk e prisja. E ke ti këtë. E godite dhe Fifin dhe u pendove. Këtë fjalën gënjen tërhiqe mbrapsht, te unë nuk të shkon.