Një efektiv policie në Gjirokastër është qëlluar me levë ditën e sotme gjatë një konflikti me një shtetas.

Mësohet se i plagosur ka mbetur punonjësi i Policisë, Sokrat Muho, i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ende nuk dihet shkaku i konfliktit dhe as autori i ngjarjes. Në vendngjarje ka mbërritur Policia e cila po punon për zbardhjen e konfliktit