Një 62-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar një person tjetër.

62-vjeçari E.L nga fshati Pojan i Maliqit, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një dru në kokë një 64-vjeçar. 64-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Top Channel