Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kallëzuar penalisht një efektiv të patrullës, i cili është denoncuar se ka goditur një qytetare. Për këtë efektiv policie gjithashtu është marrë edhe masa e pezullimit nga detyra.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP (Rajoni Fier – Berat) ka kallëzuar penalisht një tjetër punonjës policie, për të cilin është bërë edhe pezullimi nga detyra.
Bëhet fjalë për D.T., efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Berat, i cili me veprimet e tij ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit, ndërsa një qytetare është ankuar se është goditur nga efektivi i Policisë”, thuhet ne njoftim.
Nderkohe materialet hetimore paraprake i kaluan Prokurorisë pranë Giykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm, Berat.