Ndeshja miqësore Partizani-Roma, e fituar nga ekipi italian 2-1, u mbyll me secilin ekip me nga 10 futbollistë, por jo për shkak dëmtimi.

Preka i Partizanit u dëmtua, trajneri Zekic kërkoi të fuste sërish në lojë Bilalin, që ishte zëvendësuar pak më parë, por arbitrat nuk pranuan sepse konsiderohet gabim teknik.

Në situatën e krijuar, ku Roma do të luante rreth 20 minuta me një lojtar më shumë, Jose Mourinho ndërhyri duke nxjerrë nga loja mesfushorin e tij Aouar, duke bërë që të dy ekipet ta mbyllnin takimin me nga dhjetë lojtarë.

Një gjest për t’u vlerësuar nga “The Special One”…

Previous articleGoditi një qytetare, pezullohet nga puna polici në Berat, kallëzohet penalisht
Next articleElbasan/ Kërcënuan një 34 vjeçar ti jepte 200 mijë euro, arrestohet njeri nga vëllezërit dhe shpallet në kërkim tjetri