“Faleminderit Zoti im për të mirat e panumërta, që edhe po të dua ti numëroj nuk do të mundem kurrë. Sot 35 vite jetë ❤️ ELHAMDULILAH”.

Dhe në këtë ditë kaq speciale, nuk kishte si të mungonte një urim nga bashkëshortja e tij, Ermira, e cila ka publikuar disa foto të reperit së bashku me djalin e tyre.

“Urime ditëlindjen dashni. Babi më i miri.”, ka shkruar ajo krahas fotove.

Kujtojmë që në 28 nëntor, Gold Ag dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, u bekuan me një djalë që e pagëzuan me emrin Gueril. Disa muaj më parë Guerili mori edhe nënshtetësinë shqiptare, por ne nuk jemi njohur ende me të voglin. Gold Ag është përpjekur ta mbajë larg syrit të publikut, duke mos publikuar asnjë foto të portretit të tij.

Para disa ditësh Gold Ag dha një intervistë për “Prive”, ku foli më gjatë për jetën e tij të re si baba dhe Guerilin. Ai tregoi se vogëlushi i ngjan më shumë atij dhe se vetëm sytë i ka si bashkëshortja, Ermira.

“Më ngjan mua, edhe nga fotografitë kur kam qenë unë i vogël ashtu duket dhe nëna ime kështu thotë. Sytë i ka si të Ermirës. Është diçka që nuk është as në dorën time, as në dorë të Ermirës, kështu ka dashur Zoti, kujtdo t’i ngjante nuk do të kishte rëndësi, e rëndësishme është që të ketë shëndet”, tha Gold Ag.

icon style