Home BOTA Volodymyr Zelensky shprehet se Ukraina ka arritur tashmë në një pikë kthese...

Volodymyr Zelensky shprehet se Ukraina ka arritur tashmë në një pikë kthese strategjike

64

Ndërsa Vladimir Putin tha gjatë një takimi me presidentin e Bjellorusisë, Lukashenko, se ka zhvillime pozitive në negociatat mes Moskës dhe Kievit, presidenti Ukrainas ka një tjetër qëndrim.

Në një video të publikuar në kanalin e tij në “Telegram”, Volodymyr Zelensky shprehet se Ukraina ka arritur tashmë në një pikë kthese strategjike.

“Ne jemi tashmë në rrugën e fitores”, tha ai.

Ndërkohë, në një tjetër video, Zelensky komenton vendimin e Rusisë për të bërë pjesë të ushtrisë së saj mercenarë nga Lindja e Mesme dhe Siria.

“Raketa, bomba, artileri e rëndë dhe tashmë edhe mercenarë nga Siria. Ata do të kryejnë vrasje në një tokë të huaj”, tha Zelensky.