Nëse ju jeni duke kërkuar për të blerë një llampë smart që mbështet Google Assistant, ju do të ndiheni shumë keq kur të merrni lajmin se kjo llampë e re smart e krijuar nga Google nuk do të dalë për shtije në treg, pasi do të jetë vetëm për punonjësit.

Kjo llampë moderne ka një bazë të rrumbullakët dhe hapësirë të hollë ku vendoset drita në formë cilindrike. Dizajni i saj është kaq i pastër dhe i bardhë, sa të bën të mendohesh se mos ky produkt është prodhuar nga Apple.

Llampa mund të lëvizë në drejtime të ndryshme, duke ju lënë kontroll të plotë mbi ndriçimin e dritës. Sipas dokumenteve të dorëzuara në FCC të këtij produkti, tregohet prezenca e lidhjes në internet dhe mbështetja e Google Assistant.

Për fat të keq, të gjithë personat që nuk janë të punësuar në Google, nuk do të kenë mundësinë të sigurojnë një llampë të tillë. Kjo nuk është hera e parë që Google krijon një produkt enkas për punonjësit e tij. Më parë në 2017, kompania zhvilloi një palë kufje over-the-ear vetëm për punonjësit e Google.

Sipas Gold, të gjithë punonjësit do të mund të porosisin këtë llampë falas përmes kompanisë.