Një burrë dhe një grua në Brazil kanë përjetuar momente të frikshme, teksa po bënin seks në një makinë. Tre banditë i nxorën lakuriq nga makina dhe iu vodhën mjetin, siç raporton Daily Mail.

Ngjarja është kapur në kamera dhe një nga hajdutët shihet duke hedhur disa rroba nga makina para se të zhdukeshin. Vjedhja ka ndodhur më 17 gusht, por video është bërë virale ditët e fundit.
https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2763679.html

Për momentin nuk dihet nëse janë arrestuar apo nëse viktimat kanë bërë denoncim pranë autoriteteve.

Çifti mund ta konsiderojë veten me fat që nuk pati lëndime, pasi Brazili ka shkallën e shtatë më të lartë të krimit në botë me shkallë jashtëzakonisht të larta të krimit të dhunshëm.

/abcnews.al/