Grekët po hapin një parcelë për zbulimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke në vitin 1940-1941.
Komisioni i përbashkët greko-shqiptar ka urdhëruar hapjen e kësaj parcele të pozicionuar përbri stadiumit të qytetit të Përmetit.
Parcela që po hapet sot parashikohet të shtrihet me një gjatësi 80 me 40 metra.
Në vendngjarje ka përfaqësues nga trupi diplomatik grek i akredituar në Tiranë si dhe juristi i Prefekturës së Gjirokstrës i cili nuk pranoi të jepte informacion pasi nuk ishte i autorizuar. Mendohet se në këtë parcelë ka varr masiv të ushtarëve grekë të cilët sipas komisionit të përbashkët vlerësohet të jenë varrosur mbi 100 mijë trupa, madje dhe më shumë.