Home BOTA Greqia, 400 milionë euro shtesë për të trajtuar kostot e energjisë

Greqia, 400 milionë euro shtesë për të trajtuar kostot e energjisë

8

Qeveria greke do të shpenzojë 400 milionë euro shtesë për të mbështetur familjet dhe bizneset në përballimin e rritjes së çmimeve të energjisë muajt e fundit, deklaroi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

“Theksi është padyshim në lehtësimin e familjeve. Por ne gjithashtu do të ndihmojmë bizneset të qëndrojnë në rrugën e zhvillimit, duke ruajtur vendet e punës. Dhe, kryesisht, ne duam të shmangim rritjen e kostos së prodhimit dhe kalimin e kësaj të fundit në çmimet e produkteve, “tha ai në një deklaratë.

“Është një plan i guximshëm, por në të njëjtën kohë një plan real ndihme. Ndihmë në të tashmen, pa rrezikuar të ardhmen”.

Ky plan së shpejti do të mbështetet nga një tjetër plan, që do të trajtojë kursimet e energjisë në përgjithësi. Plani i ri do të subvencionojë zëvendësimin e pajisjeve të vjetra elektrike të cilat më pas do të riciklohen.

“Qëllimi ynë është që të gjitha shtëpitë greke të funksionojnë me pajisje elektrike moderne dhe më ekonomike,” tha Mitsotakis./ Ekathimerini