Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur sot se në Shqipëri kanë mbërritur edhe 20,000 doza të tjera vaksine AstraZeneca, ndaj Covid- 19. Dozat e ardhura janë dhuratë nga shteti fqinj, Greqia.

Sipas Ministres, deri tani janë 95,200 doza,  nga të cilat 836,430 janë kryer dhe 332,173 qytetarë kanë marrë dozën e dytë.

Sapo kanë mbërritur 20.000 doza të vaksinës AstraZeneca, dhuratë nga shteti fqinj, Greqia. Deri tani numërohen 95,250 doza, 836,430 doza janë kryer dhe 332,173 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, u shpreh Manastirliu.