1297029891.0 (1)

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, Inter-Juventus. 

Trajneri i kampionëve të Italisë, Andrea Pirlo ka kryer shumë ndryshime në 11-shen e parë. Bufon, De Ligt, Demiral, Aleks Sandro, Bernadeski, Bentakur dhe Kulusevski janë “graduar” si titullarë. Ndryshe nga homologu bardhezi, Konte ka kryer pak ndryshime në formacion. Mateo Darmian dhe Aleksis Sançez do të aktivizohen në fushë që nga minuta e parë kundër “Zonjës së Vjetër”.

inter-juve-kupa-e1612291746758-750x473

Dueli i 17 janarit është ende i freskët, një 90- minutësh ku Interi asfaltoi Juventusin, por sot luhet një tjetër akt. Duke parë përballjen e parë sezonale mes zikaltërve dhe bardhezinjve, gjithçka u vendos në mesfushë, ku Barela, Vidali dhe Brozoviçi bënë “ligjin” ndaj Bentankurit dhe të tjerëve. Gjithsesi, thonë që çdo ndeshje është një histori më vete dhe sot në orën 20:45, në lojë është bileta për në finalen e Kupës së Italisë, ndonëse bëhet fjalë vetëm për duelin e vajtjes.

Në “San Siro” do të vihet në skenë “lufta e tretë botërore”… E quajmë të tillë pasi rivaliteti mes armiqve të përjetshëm nuk ka nisur në 2, 3 apo katër dekadat e fundit, por urrejtja mes këtyre dy skuadrave ka lindur që në zanafillë, duke kaluar nga golat legjendarë të interistit Meaca deri te kundërpërgjigjja e juventinit Sivori.

Inter-Juventus është një ndeshje që ka parë rezultate të çmendura edhe në Kupën e Italisë, ku precedentët janë 31 mes tyre, por nëse qëndrojmë vetëm në përballjet e tyre në fazën gjysmëfinale të kompeticionit, në katër precedentë të mëparshëm, mes viteve 1938 dhe 2016, në finale ka shkuar gjithmonë Juventusi. Por, me këtë Inter që sivjet transmeton shumë forcë dhe vetëbesim, pa dyshim që kjo tabu do të kërkohet të thyhet dhe Antonio Konte është gati që të mposhtë sërish të kaluarën e tij, nëse Andrea Pirlo dhe “banda” e tij do t’ia lejojnë…

HT| INTER-JUVENTUS 1-2
Golat: 
Lautaro 9’/ Ronaldo 26′ (p), 34

Formacionet zyrtare

Inter: Handanoviç; Skriniar, De Vraj, Bastoni; Darmian, Barela, Brozoviç, Vidal, Jang; Lautaro, Aleksis. Trajner: Antonio Konte.

Juventus: Bufon; Kuadrado, Demiral, De Ligt, Aleks Sandro; MekKini, Bentakur, Rabio, Bernadeski; Kulusevski, Ronaldo. Trajner: Andrea Pirlo.

PANORAMASPORT.AL