Home AKTUALITET GRIPI I SHPENDËVE, SHËRBIMI VETERINAR ELBASAN  NGRE “TASK FORCËN”

GRIPI I SHPENDËVE, SHËRBIMI VETERINAR ELBASAN  NGRE “TASK FORCËN”

21
epa08767931 The chickens of poultry farmer Theo Bos have to stay indoors because of bird flu in Barneveld, The Netherlands, 23 October 2020. Commercial poultry farmers must keep their chickens indoors for the time being. The duty applies to farmers who have at least 250 chickens. EPA/SANDER KONING

Inspektorët në terren për verifikim

Situata dramatike që po kalojnë disa qarqe për shkak të gripit të shpendëve ka bërë që Drejtoria e Shërbimit veterinar në Elbasan të zbresë në tregjet e shpendëve  për të informuar fermerët dhe për të testuar çdo rast të dyshimtë.

Siç duket edhe nga pamjet task forca e ngritur nga drejtoria ka informuar fermerët mbi rrezikun e gripit të shpendëve dhe se çfarë ata duhet të kenë kujdës nëse  verejnë shenjat e para tek shpendët.

Drejtori Fartmir Ozuni tha se deri më tani në qarkun e Elbasanit nuk është konfirmuar asnjë rast me gripin e shpendëve dhe se ata janë duke marrë mostra për çdo ras të dyshimtë

Ozuni thotë se kontrollet do të jenë të njëpasnjëshme dhe fton fermerët që të tregohen të kujdesshëm.

Ne tregun e shpendëve në Elbasan shërbimi veterinat ka vendosur postera informues në lidhje me gripin e shpendëve dhe kanë udhëzuar fermerët si të veprojnë për çdo situatë dyshuese.