Një grua nga Kalifornia e cila falsifikoi rrëmbimin e saj është dënuar me 18 muaj burg për deklarata të rreme në FBI. Sherri Papini, 39 vjeç, u zhduk në nëntor 2016 pasi doli për vrap.

Lajmi për zhdukjen e saj u shfaq për herë të parë, kur bashkëshorti i saj e raportoi të zhdukur pasi ajo nuk arriti t’i merrte fëmijët e tyre nga kopshti.

Ajo u shfaq tre javë më vonë duke pretenduar se dy gra e kishin rrëmbyer.

FBI më vonë doli në përfundimin se ajo po qëndronte në shtëpinë e një ish të dashurit dhe kishte plagosur veten si pjesë e skemës.

Në një Gjykatë të Qarkut Sacramento në SHBA të hënën, Papini kërkoi falje, duke thënë se ishte fajtore për gënjeshtrën.

“Më vjen shumë keq për shumë njerëz që kanë vuajtur për shkakun tim, njerëzit që sakrifikuan për gruan e thyer që isha, njerëzit që dhanë me dëshirë për të më ndihmuar në një kohë që kisha aq shumë nevojë për ndihmë,” tha Papini