Nga Erion Murataj!
Mbrëmjen e shkuar teksa kisha kaluar një ditë plot takime e marr me vete nga to vetem probleme e ankesa të njerzve, në rrjetet sociale pashë tituj me germa kapitale “GRUSHT SHTETI” . Pasi hapa njerin prej lajmeve pash foto të makinave ushtarake e nëpër rreshtat lexova mbi një grevë të kontrollorëve të Rinasit . Kuptova menjeherë që mekanizmi i propagandes ishte vënë në funksion .
Funksionon “non stop” në fakt por mbremë punonte me kapacitet të plote . Teksa vazhdoja të lexoja, kuptova që secila palë akuzonte tjetrën për “GRUSHT SHTETI”. Qesharake! Keni 30 vjet që e keni grushtuar e shkelmuar këtë shtet. Ju satrap të një kohe të turpshme të një vendi që I’u dha gjithçka mundi. Të një populli që ju besoi dhe pse i vratë dhe pse i vodhët dhe pse i torturuat dhe pse i ç’nderuat me pislleqet tuaja për 30 vjet ne sy te mbarë botës. Grusht? Po po grusht meriton vertet. Por jo shteti. Pushteti juaj i felliqur i ngritur mbi lotët e nënave mbi lëngimet e baballareve dhe plagëve të të rinjve që dolën në ’90-tën për liri e demokraci, por që ju i vratë ëndrrën dhe shpresen.
Ju mbrëm leshuat makinerinë tuaj të propagandës për disa punonjës që i betë si gjithmonë mish për top. Disa punonjësve të mirëpaguar. Por ju nuk flisni për grushtat e shkelmat që i keni dhënë qindra mijra shqiptarëve të varfër, të papunë, të dropitur e të pashpresë nga kamzhiku juaj 30 -vjeçar që fatmirësisht është djegur tashmë dhe nuk i lëndon dot më .
Ju folët për grusht shteti mbrëmë, por dielli juaj perndoi . Sloganet tuaja nuk pinë më ujë . Mashtrimet tuaja janë të lodhura. Fytyrat tuaja janë numra të kuq ,mavi dhe blu. Me lini t’iu them diçka! Ka ardhur koha ta merrni më në fund. Sot është koha që ju të provoni GRUSHTIN E FUNDIT .