Kryeminsitri Edi Rama ka bërë me dije se kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 100.000 vaksina kineze ‘Sinovac’.

“Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid

Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë”, shkruan Rama.

vijon…

(R.G/Faxweb.al)