Në rrugën e Dukagjinit, raportohet se ka pasur rrëshkitje të dherave dhe disa gurë të mëdhenj kanë bllokuar rrugën. Prej shumë orësh disa prej udhëtarëve kanë mbetur të bllokuar, pasi rruga është e pakalueshme.

Qytetarët që e kanë denoncuar këtë rast të mbërritur në redaksinë e Fax News, kërkonë që të ndërhyrhet sa më shpejt për të bërë të mundur lirimin e rrugës pasi njerëzit janë bllokuar mes maleve.