Përfaqësuesi i Ganës, Kevin-Prince Boateng kujton kur 1 vit më parë ishte gati të tërhiqej nga futbolli për shkak të ish-bashkëlojtarit të tij në Barcelonë, Lionel Messi.

Boateng iu bashkua ekipit katalanas në një lëvizje të papritur huazimi nga Sassuolo në janar 2019 dhe arriti të luajë edhe si titullar në La Liga në periudhën e tij gjashtëmujore, pavarësisht se fitoi pak kohë për të luajtur.

Duke kujtuar kohën e tij në Barcelonë, Boateng tha se nuk i besohej se ai kërkohej nga një klub si Barça kur dëgjoi lajmin.

“Stërvitja me Messin më la pa fjalë. Gjithmonë kisha thënë se Cristiano Ronaldo ishte më i miri në botë, por Messi është diçka tjetër. Ai nuk është normal”.

“Ndërsa stërvitesha me të, u ndjeva i papërshtatshëm për herë të parë në karrierën time. Ai po bënte gjëra të jashtëzakonshme. Doja të thoja, “Kaq e pata, do e lë futbollin, nuk qenkam për këtë sport”