Modelja e famshme e njëkohësisht bashkëshortja Hailey Bieber është shtruar në spital për një sëmundje që ka lidhje me trurin. Mjekët e saj po mendojnë se problemi mund të jetë shkaktuar nga koronavisrusi.

Vetëm pak javë më parë u tha se Justin ishte infektuar me covid, por sipas mediave gjendja e tij është në gjendje të mirë. Megjithatë nuk ka ndodhur e njëjta gjë me Hailey-n.

Burime për TMZ thanë se modelja u shtrua në një spital të zonës Palm Springs disa ditë më parë pasi pësoi një “urgjencë mjekësore”. Të njëjtat burime shtuan se kjo ndikoi në mënyrën se si ajo lëvizte dhe simptomat janë tipike për njerëzit shumë më të moshuar dhe jo për një modele 25 vjeçare me një fizik si ajo.

TMZ shkruan se mjekët kryen një sërë testesh dhe po mundohen të zbulojnë nëse simptomat përfshijnë COVID. Bruimet thanë gjithashtu se Hailey ka dalë nga spitali dhe mjekët janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë se çfarë i shkaktoi problemet.