Persona të paidentifikuar kanë vjedhur me thyerje kishën e ‘Shën GJergjit’ në Libofshë të Fierit, nga ku kanë marrë një shumë qesharake prej 2 mijë lekësh të rinj. Sipas policisë të njëjtët persona dyshohet se kanë hapur derën e Kishës së Shën Nikollës por nuk kanë arritur të marin gjë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.05.2021 u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë dhe duke thyer drynin e arkës së qirinjve, kanë marrë rreth 2000 lekë të reja.

Gjithashtu, në fshatin Vanaj, dyshohet se po të njëjtët autorë kanë hapur derën e Kishës së Shën Nikollës por nuk kanë arritur të marin gjë.