Hakerat e grupit Homeland Justice kanë nxjerrë të dhënat personale të ish kreut të Shërbimit Informativ Shqiptar (SHISH), Helidon Bendo.

Pak minuta më parë në rrjetet sociale hakerat e Homeland Justice kanë postuar një dokument me gjeneralitetet e Bendos, numrat e kartës së tij të identitetit dhe pasaportës si dhe një listë të gjatë me udhëtimet e kryera prej tij.

Në dokument janë edhe fotografitë e Bendos ndër vite. Bendo u zëvendësua nga Oljan Kanushi, i komanduar si drejtor i SHISH në gusht të këtij viti, pas largimit të Bendos.

Më herët, hakerat e këtij grupi, postuan numrat e telefonave celularë të qytetarëve shqiptarë.