Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur nesër në protestë kombëtare të gjithë qytetarët që të dalin në mbështetje të pedagogëve, e cila do të zhvillohet në orën 11:00, para Universitetit Politeknik.

Më herët edhe pedagogët njoftuan për protestën kombëtare që do të mbahet nesër. Ata kërkuan edhe mbështetjen e studentëve në kauzën e tyre, pasi nuk janë dakord me rritjen e pagës me 7% nga ana e qeverisë.

“Nesër në orën 11:00, para Universitetit Politeknik protesta e madhe kombëtare!

Të gjithë në Protestë!”, shkruan Berisha.

Ndërkohë Drejtoria e Tatimeve në Tiranë nisi sot një aksion për kontrollin e pagave të deklaruara të pedagogëve, pasi kryeministri Edi Rama u shpreh dje se pedagogët që punojnë në privat nuk deklarojnë pagat reale, ndaj sippa tij  mund t’iu kontrollohej pasuria.