Eksperti i IT Gent Progni ka ngritur alarmin në lidhjë me hakerat iranianë, të cilët kanë pasur akses në shumë të dhëna personale të qytetarëve shqiptar.

Teksa ka postuar një certifikatë personale, e publikuar nga hakerat iranianë por që është fshirë shumë shpejt në Telegram, ai pyet nëse ata kanë ende akses në sistem. Kjo pasi certifikata mban datën 29/01/2023.

Ai shkon më tej duke hedhur dyshime nëse hakerat janë brenda serverave apo në zyrat e AKSHI-t.

Postimi:

Hakerat jane akoma ne sistem, para pak minutash u postua kjo certifikate dhe u fshi, e cila mban daten 29/01/2023. Pyetje:
1- Hakerat jane brenda ?
2- Kush e ka gjeneruar ate certifikate(user) ?
3- A jane hakerat brenda serverave apo ne zyrat e AKSHIT?
4- Po shtohet paniku i “iranianve”