Taqi Bërxulla, 69 vjeç nga fshati Dhivër, bashkia Finiq rezulton i humbur. Denoncimi është bërë mbrëmjen e sotme nga familjarët e tij në Komisariatin e Policisë Sarandë.

69-vjeçari kishte dalë për për të kullotur bagëtitë, por në mbrëmje bagëtitë janë kthyer në shtëpi pa bariun.

Të shqetësuar familjarët kanë pyetur fqinjët dhe barinj të tjerë nëse e kishin parë njeriun e tyre, por përgjigja e tyre ishte askush prej tyre nuk e kishte parë.

Aktualisht banorë të fshatit Dhivër, të ndihmuar edhe nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses së Finiqit po krehin zonën e kullotës në Dhivër në kërkim të 69 vjeçarit Taqi Bërxulla.