Katërmbëdhjetë autobusë dhe dy makina policie u dogjën dhe u shkatërruan në orët e para të mëngjesit të së dielës, 6 qershor  në qytetin brazilian të Amazonës, Manaus si hakmarrje për vdekjen e një trafikanti droge, tha qeveria e shtetit.

Shërbimet e autobusëve u pezulluan derisa patrullat e forcuara të policisë të mund të vendoseshin në qytet. Manaus është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Sekretari i sigurimit të shtetit Amazonas, koloneli Louismar Bonates tha në një deklaratë se urdhri për të djegur automjetet publike erdhi nga brenda burgut ku burgosen drejtuesit e bandave të drogës, shkruan Reuters.

Automjetet u dogjën gjithashtu në dy qytete fqinje, tha ai.

ora tv