Home AKTUALITET Plagoset me thikë 37-vjeçari në Tiranë

Plagoset me thikë 37-vjeçari në Tiranë

24

“Me datë 07.06.2021, në Astir, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta persona ende të paidentifikuar kanë goditur me një mjet prerës shtetasin F. D., rreth 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Një 37-vjeçar është plagosur me thikë paraditen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me disa persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë po punohet për kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia